11.02.2011 - Punëtoria e Parë: Kursi hyrës në Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë

Qendra për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) organizojnë "Kursin Hyrës mbi Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë"

KOSOVO YOUNG FACES NETWORK

Punëtoria e Parë: Kursi hyrës në Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë

Prishtinë, 23 - 25 Shkurt 2011

Vendi: Hotel Afa, rruga: Ali Kelmendi 15, Prishtinë, Kosovë.

Përmbledhje:

Qendra për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) organizojnë "Kursin Hyrës mbi Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë" për anëtarët e Kosovo Young Faces Network (KYFN).

Qëllimi i këtij kursi është që t’i ofrojë pjesëmarrësve të KYFN:

  • pasqyrë të plotë mbi çështjet dhe sfidat që lidhen me qeverisjen dhe mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë;
  • njohuritë bazë lidhur me rolin e ofruesve të sigurisë dhe akterët e mbikëqyrjes së sigurisë;
  • të njoftohen pjesëmarësit me rëndësinë e kontrollit dhe mbikëqyrjes demokratike në sektorin e sigurisë;
  • të prezantohet roli i kontrollit parlamentar në sektorin e sigurisë;
  • të theksohet rëndësa e rolit të shoqërisë civile dhe mediave në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë;
  • të përmirësohet teknika e pjesëmarrësve në hartimin e dokumenteve hulumtuese profesionale (p.sh. draftimi i dokumenteve të politikave); dhe
  • të u mundësojë pjesëmarrësve  të diskutojnë mbi çështjet e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Prezentimet do të bëhen nga Ekspertët kryesor të DCAF dhe KCSS.

Për informatën tuaj, pjesëmarrësit janë zgjedhur në Dhjetor të vitit 2010.

(shiko listen e pjesëmarrësve) Lista e Pjesëmarrësve PDF