23.05.2011 - Punëtoria e dytë e Kosovo Young Faces Network (KYFN)

Sot mbahet Punëtoria e Dytë e Kosovo Young Faces Network (KYFN) e organizuar se bashku nga DCAF dhe QKSS

Kosovo Young Faces Network (KYFN)

Punëtoria mbi Mbikëqyrjen Parlamentare të Sektorit të Sigurisë në Kosovë

Vendi: Hotel Afa, Prishtinë

Data: 23 – 24 Maj 2011

Sot mbahet Punëtoria e Dytë e Kosovo Young Faces Network (KYFN) e organizuar se bashku nga DCAF dhe QKSS, e cila do të zhvillohet në Hotel "AFA" Prishtinë. Kjo punëtori e dyte është vazhdim i ciklit të KYFN 2011 dhe fillon nga sot (23 Maj) duke përfunduar të nesërmen (24 Maj) në mbrëmje. Në këtë punëtori do të marrin pjesë 12 pjesëmarrës aktivistë të rinj nga shoqëria civile, institucionet publike të sektorit të sigurisë, studentë dhe gazetarë, si dhe ekspert ndërkombëtar dhe vendor të sektorit të sigurisë.

Objektivi kryesor i aktivitetit është:

  • të sigurojë njohuri të thella dhe ekspertizë mbi çështjet që lidhen me mbikëqyrjen parlamentare në fushën e sigurisë;
  • të i mundësojnë pjesëmarrësit të diskutojnë mbi rëndësinë e kësaj teme për kontekstin e Kosovës;
  • të ndihmoj në ngritjen e aftësive teknike të pjesëmarrësve  në lidhje me draftimin e dokumentave të politikave mbi çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe mbikëqyrjen e sigurisë në Kosovë.

Për më shumë informata në lidhje me punëtorinë e parë të mbajtur në Prishtinë, prezentimet, foto galerinë dhe në përgjithësi për KYFN klikoni linkun në vijim: https://sites.google.com/site/kyfn2011/ Për të shkarkuar Agjenden ju lutem klikoni: Agjenda