Konkurs për pranimin e Hulumtuesve në terren - Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2021

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e njëzetë (20) hulumtuesve në terren në kuadër të programit të Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor. Hulumtimi në terren do të filloj gjatë Shtatorit 2021 në të gjithë Kosovën, dhe do të zgjasë nga 5 deri 7 ditë.

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

- Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik)

- Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje

të sigurisë në veçanti;

- Të ketë njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor;

- Të jetë jo më i/e vjetër se 25 vjeç;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV;

- Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar;

Për të aplikuar për Hulumtues në terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet e nevojshme në këtë e-mail adresë: taulant.boshnjaku@qkss.org duke shkruar në Subjekt - Aplikimi për hulumtues në terren - BSBP 2021. Konkursi mbetet i hapur deri më 02 shtator 2021. Interesimet pas kësaj date nuk do të erren parasysh.

Vërejtje:

Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit.