Konkurs për pranimin e hulumtuesve në terren

KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TERREN

Barometri Kosovar i Sigurisë - BKS 2018

Data e shpalljes:

27 gusht 2018

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e hulumtuesve në terren. Hulumtimi në terren do të filloj më 29 shtator dhe do të zgjatë 5-7 ditë, në të gjithë Kosovën.

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

• Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik); ose të ketë përfunduar studimet rishtazi;

• Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;

• Të ketë njohuri bazike të përdorimit të metodave të hulumtimit shkencor;

• Të jetë jo më i/e vjetër se 25 vjeç;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV

• Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar

Për të aplikuar për Hulumtues në Terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet në këtë e-mail adresë: taulant.boshnjaku@qkss.org, Subjekt - Aplikimi per hulumtues ne terren - BKS 2018.

Konkursi mbetet i hapur deri më 03 shtator 2018. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Vërejtje:

Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit. Mos-kontaktimi i juaj deri më 07 shtator 2018 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur.