Kontributi i drejtorit të QKSS në hartimin e Planit të Integritetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka publikuar Planin e parë të Integritetit për FSK-në, në hartimin e të cilit kontributin kryesor ka dhënë drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Dr. Florian Qehaja, në cilësinë e konsulentit në projektin bilateral të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë dhe MFSK.

Zhvillimi i këtij plani është mbështetur nga Mbretëria e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, në kuadër të projektit "Forcimi i kuadrit të integritetit në MFSK". Mbështetja është ofruar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS), e cila ka mbledhur ekspertë norvegjez, rajonal dhe lokal.

Plani i integritetit per FSK-në mund ta lexoni KËTU