Thirrje për aplikim: Vlerësim i jashtëm i projektit (BPRG)

Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave (BPRG) ka hapur thirrjen për aplikim për vlerësim të jashtëm  të projektit "Promovimi dhe komunikimi i përfitimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-Kosovë - Serbi" i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti "Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve të Dialogut të Lehtësuar të BE-së Kosovë-Serbi" po implementohet nga konsorciumi Grupi për Avokim të Politikave Kosovë - Serbi (KSPAG) i përbërë nga tetë OJQ nga Kosova dhe Serbia. Anëtarët e KSPAG përfshijnë Grupin e Kërkimit të Politikave të Ballkanit (BPRG), Demokracinë për Zhvillim (D4D), Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), NGO Aktiv, Forumin e Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Lëvizjen Evropiane në Serbi (EMinS), dhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM).

Projekti synon të promovojë dhe komunikojë përfitimet e dialogut teknik të lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për publikun e gjerë duke u përqëndruar në një numër aktivitetesh komunikuese dhe afruese, bashkëpunim nga kolegët, hulumtime dhe angazhim lokal.

Për më shumë rreth aplikimit, ju lutem vizitoni faqen e BPRG: https://balkansgroup.org/blog/post/call-evaluation-consultants-final-project-evaluation?fbclid=IwAR3z-0otZZibcaVBYrspeDLEF5kw21t-iJguig3eN4Yv_4485NtfMm8goS4