Thirrje për Ofertim: Pajisje për zyre

Thirrje për Ofertim

 

QKSS fton të gjitha bizneset e regjistruara në Kosovë që të dorëzojnë ofertat e tyre për blerjen e pajisjeve si më poshtë:

Kompjuterë (ofertimi për 11 pajisje) me këto specifika:

 

  • Hardware (personal computers: PC Pro 3500MT+monitor W2072a 20-In LED, Intel Core i5-3470 (3.6Ghz, 6 MB), 4GB
  • 1333 MHz DDR3, 500GB 7200 rpm HDD, DVD+/-RW, Intel HD Graphics, Free DOS, 1Y):
  • Software (Operating System: Windows, Office Package);

 

 

UPS (ofertimi për 11 pajisje) me këto specifika:

  • Power Tree UPS 650 VA, Line-Interactive, Outlets: 3xC13, Input: 130-285V, Output: 230V, Tower, AVR);

Scanner (ofertimi për 1 pajisje) me këto specifika:

  • HP LaserJet Pro M1212nf Multifunction Printer (CE841A)

Të gjitha bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë këto dokumente:

1. Oferta (bazuar në këto specifika së bashku me çmimin për njësi)

2. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit

3. Çertifikatën e TVSH-së

Dokumentacioni i mbyllur në zarf duhet të dorëzohet në zyret e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë: Rr. Sylejman Vokshi 13/3, Prishtinë, Kosovë. Dokumentacioni duhet të dorëzohet jo më larg se 16 qershor 2014, ora 16.00. Çdo formë tjetër e dorëzimit të ofertave do të konsiderohet e papranueshme.

Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të kriterit bazë të çmimit ekonomikisht më të favorshëm. Procedurat tjera lidhur me kontraktim do të bazohen në Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Jo-Qeveritare, Rregulloren Financiare të QKSS si dhe standardet e kontabilitetit të Kosovës.