Thirrje për aplikim: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë në Kosovë dhe Zbatimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1325

Thirrje për aplikim


Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë në Kosovë dhe Zbatimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1325


Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Programin e Diplomacisë Publike të NATO-s fton të gjithë të interesuarit si hulumtues dhe organizatat lokale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile për të paraqitur përmbledhjet e tyre për konferencën ndërkombëtare mbi temën: Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë në Kosovë dhe Zbatimi i Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1325.

Periudha: Mars - Qershor 2014


Afati i fundit për dorëzimin e përmbajtjes së punimit: 21 Mars 2014

Përshkrimi i Projektit

Pjesëmarrja e gruas në aspektin politik dhe atë social gjithmonë është identifikuar si jo e barabartë ose e ndryshme nga përfaqësimi i gjinisë mashkullore, në veçanti në sektorin e sigurisë. Caktimi i ndryshëm i roleve dhe përgjegjësive për burrat dhe gratë ka ndërtuar skenarë të larmishëm të pozitës së tyre në shoqëri. Konkretisht, mungesa e mundësive për arsim dhe punësim kanë bërë që vazhdimisht gratë të jenë të varura nga anëtari mashkull i familjes së tyre

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 është raportuar të jetë mekanizmi më i fuqishëm  i rezolutave ndërkombëtare në këtë fushë. Futja e tij në strukturën ligjore të Kosovës duket të jetë një hap i rëndësishëm drejt kapërcimit të sfidave të ndryshme që hasin gratë e Kosovës në sektorin publik. Pika kulmore në zhvillimin e barazisë gjinore në Kosovë konsiderohet të jetë procesi i hartimit të Planit Nacional të Veprimit (PNV) për zbatimin e Rezolutës 1325.

Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe kanë paraqitur politika inkurajuese për përfshirjen e gruas në role që tradicionalisht janë konsideruar si përgjegjësi e gjinisë se kundërt. Megjithatë, në praktikë eksitojnë probleme dhe sfida të mëdha për përfshirjen e gruas në procesin e vendim-marrjes, veçanërisht në institucionet e sigurisë në Kosovë. Në veçanti, mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e guximit për të sfiduar qasjet ekzistuese, si dhe për të promovuar parimet e barazisë gjinore, ka vazhduar të jetë pengesë për zhvillimin e këtij sektori. Gjithashtu, kapaciteti i ulët financiar ka qenë një faktor konstant dhe i madh në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme për barazinë gjinore.

Temat relevante:


Ftojmë te gjithë te interesuarit ti paraqesin propozimet e tyre ne këto fusha relevante:


• Pozita e Gruas në Sektorin e Sigurisë në Kosovë
• Përfaqësimi gjinor në Sektorin e Sigurisë në Kosovë
• Zbatimi i Rezolutës se Kombeve të Bashkuara1325 në Kosovë
• Avantazhet dhe dobësitë e Planit Kombëtar të Veprimit të Kosovës (PKV)



Çdo propozim në këto dhe tema të tjera te përafërta me temën e projektit janë te mirëpritur.

Udhëzime për dorëzimin e aplikacionit:


• Një përshkrim i shkurtër i autorit/organizatës (300 fjalë)
• Përmbledhje e përmbajtjes së punimit të ardhshëm (500 fjalë)

Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen jo më vonë se 21 Mars 2014 ne e-mail adresën: fjolla.raifi@qkss.org

Personi kontaktues:

Fjolla Raifi

Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë

Rr. SylejmanVokshi, 13/3

10000, Prishtine

Email: fjolla.raifi@qkss.org

Tel.: +381 (0) 221 420

 

Për më tepër informata në lidhje me projektin ju lutem klikonin në linkun e mëposhtëm:

Pasqyra e Projektit