Thirrje për aplikim për Vlerësues të Jashtëm

 

PËRSHKRIMI I DETYRAVE

Pozita: Vlerësues i Jashtëm për Barometrin Kosovar të Sigurisë

Kohëzgjatja e projektit:   1 Tetor 2012 – 30 Shtator 2013

Kohëzgjatja e angazhimit të vlerësuesit: 10 ditë

 

1. Historiku

Barometri Kosovar i Sigurisë ka pasur qëllim gjetjen e zhvillimeve të vazhdueshme në fushën e sigurisë, drejtësisë, politikes dhe ekonomisë si dhe të promovoj metoda të ndryshme në përmirësimin e politikave qeveritare në fushat përkatëse. Ekipi i QKSS-së ka qenë i vetëdijshëm se mekanizmi që mat perceptimet e njerëzve sidomos në këtë periudhë, do të jetë një mjet i fortë avokimi në ndikimin e praktikave institucionale në sektorin e sigurisë. Prandaj, duke pasur parasysh listën e gjerë të shqetësimeve, objektivat kryesore të këtij projekti ishin: (a) promovimi i mbikëqyrjes publike dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë; (b) mbulueshmëri e gjerë mediatike nga ngjarjet dhe publikimi i rezultateve të hulumtimit; (c) ndonjë ndryshim në politikat e institucioneve të sigurisë ose drejtësisë, ose praktikave në raport me gjetjet e publikuara në raportin e QKSS, ose shembuj të zbatimit të rekomandimeve të propozuara.

Në parim, objektivi kryesor i vendosur nga QKSS ishte për të prezantuar një raport të besueshëm të politikës dhe për të mundësuar përdorimin e saj si bazë për përpjekjet avokuese në përmirësimin e performancës së institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë. Megjithatë, në mënyrë që të arrihet ky qëllim, QKSS ka identifikuar se shumëllojshmëria e metodave te kërkimit siç është metoda sasiore e përdorur paralelisht me atë cilësore ishte shumë e rëndësishme për të formuluar avokim gjithëpërfshirës dhe shumë të besueshëm bazuar në fakte.

 

2. Fushëveprimi i punës

Vlerësuesi do të shqyrtojë dhe analizojë aktivitetet e Barometrit të ofruara nga stafi i QKSS-së. Në përgjithësi, vlerësuesi do të mundohet të vlerësojë shkallën e zbatimit të projektit. Vlerësimi është i nevojshëm veçanërisht në fushat e mëposhtme:

- Cilësia e studimit sasior;

- Menaxhimi i hulumtimit në terren;

- Cilësia e raportit të publikuar;

- Avokimi;

- Komunikimi dhe kontakti;

Përveç kësaj, vlerësuesi mund të mbulojë edhe fushat e mëposhtme:

- Ngritja e kapaciteteve të brendshme (duke pasur parasysh se anketa ishte e mbikëqyrur dhe realizuar plotësisht nga stafi i QKSS);

- Aftësia për të organizuar takime avokuese me përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë të mbuluara nga Barometri Kosovar i Sigurisë

 

3. Pritshmëritë

1. Vlerësuesi do të përgatisë një raport vlerësimi që përshkruan vlerësimin dhe vë në pah gjetjet dhe rekomandimet.

2. Prezantimi verbal i raportit do të behet për gjithë stafin e QKSS-së

 

4. Metoda e punës

Duke ruajtur pavarësinë dhe neutralitet, vlerësimi do të kryhet duke përdorur një qasje pjesëmarrëse, e cila kërkon pikëpamjet dhe vlerësimet e të gjitha palëve. Vlerësimi do të bëhet duke përdorur rezultatet e vlerësimeve të mëparshme të këtij projekti. Procesi i vlerësimit do të mbështetet në formë të intervistave ballë për ballë me punonjësit e stafit të QKSS-së (3) dhe organizatat partnere (deri në 3) dhe sektorit qeveritar (deri në 2).

 

5. Periudha e Vlerësimit

Janar 2011 - Dhjetor 2013 (Vlerësimi do të përfundohet në Shtator 2013)

 

6. Financimi

Kandidati i përzgjedhur do të paguhen në vlerën maksimale prej 750€ (BRUTO) për tërë angazhimin.

 

7. Kërkesat dhe Kualifikimet e Vlerësuesit

Së paku 5 vjet përvojë në fushën përkatëse

Qasja objektive në realizimin e vlerësimi

Njohuri të programimin dhe menaxhimin e ciklit të projektit

Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë

Përvojë në prodhimin e raporteve me cilësi të lartë shkrimi

Rrjedhshmëri në anglisht

Njohja e kontekstit të Ballkanit Perëndimor (avantazh)

 

8. Dokumentet që duhet të paraqiten se bashku me interesim përfshijnë:

o Plani apo propozimi i vlerësimit

o CV

o Shembull i punës së mëparshme në vlerësimin e projekteve

 

Vlerësuesi nuk duhet të ketë qenë i përfshirë direkt në punë me QKSS apo donator i aktiviteteve të QKSS-së ose në zbatimin e ndonjë prej projekteve.


Aplikimet të dorëzohen te fjolla.raifi@qkss.org më së largu me datën 31 Korrik 2013