Thirrje për aplikim për vlerësues të jashtëm të projektit

Vlerësues i jashtëm për projektin Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm

THIRRJE PËR APLIKIM PËR VLERËSUES TË JASHTËM

PËRSHKRIMI I DETYRAVE

Pozita: Vlerësues i Jashtëm për projektin Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm

Kohëzgjatja e projektit:   30 Shtator 2016– 30 Shtator 2017

Kohëzgjatja e angazhimit të vlerësuesit: 10 ditë

 

1. Historiku

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS) është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Prill 2008 në Prishtinë, Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe reformave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe qëndrueshmërinë.

QKSS është e ndarë në 4 programe kryesore të hulumtimit:

• Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm;

• Ndërtimi i Integritetit në Sektorin e Sigurisë;

• Bashkëpunimi Rajonal në Sektorin e Sigurisë, dhe anëtarësimi në strukturat Euro-Atlantike;

• Barometri Kosovar i Sigurisë

Në kuadër të programit Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm I cili si qëllim themelor ka ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm.  Nga Shtatori 2016, QKSS ka implementuar projektin: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm qëllim kryesor që të reduktojë dhe zbus rrezikun nga ish-luftëtarët e huaj dhe persona të tjerë të radikalizuar në Kosovë, përmes fuqizimit të kapaciteteve vendimmarrëse lokale për të adresuar kundër-narrativë me qëllim të de-radikalizmit. Më saktwsisht, qëllimi i këtij projekti është që të përfshije vetë komunitetin dhe qytetarët në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dukuri negative. Debate, ligjërata dhe takime të shumta me akterët e fushave të ndryshme qoftë nga siguria, mediat, shoqëria civile por edhe institucionet publike janë disa nga aktivitetet kryesore që janë  realizuar nga ekipi i programit të QKSS-së për ekstremizmin e dhunshëm.

Ky projekt është mbështetur nga Departamenti Amerikan I shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe përfshin 11 komuna të Kosovës si Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjilani, Ferizaji, Kamenica, Hani i Elezit, Kaçaniku, Gjakova, Klina dhe Deçani.

2. Fushëveprimi i punës

Vlerësuesi do të shqyrtojë dhe analizojë aktivitetet e projektit të ofruara nga stafi i QKSS-së. Në përgjithësi, vlerësuesi do të mundohet të vlerësojë shkallën e zbatimit të projektit, me fokus në:

- Organizimin e aktiviteteve në terren;

- Avokimi;

- Komunikimi dhe kontakti;

- Cilësia e raportit të publikuar;

- Aftësia për të organizuar takime avokuese me akterët kryesor

3. Pritshmëritë

1. Vlerësuesi do të përgatisë një raport vlerësimi që përshkruan vlerësimin dhe vë në pah gjetjet dhe rekomandimet.

2. Prezantimi verbal i raportit do të behet për gjithë stafin e QKSS-së

3. Vlerësimi duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze

4. Metoda e punës

Duke ruajtur pavarësinë dhe neutralitet, vlerësimi do të kryhet duke përdorur një qasje pjesëmarrëse, e cila kërkon pikëpamjet dhe vlerësimet e të gjitha palëve. Procesi i vlerësimit do të mbështetet në formë të intervistave ballë për ballë me punonjësit e stafit të QKSS-së (deri në 3), organizatat partnere (deri në 3) dhe sektorit qeveritar (deri në 2).

5. Periudha e Vlerësimit

Shtator 2016 – Shtator 2017 (Vlerësimi duhet të përfundohet në Shtator 2017)

6. Financimi

Kandidati i përzgjedhur do të paguhet në vlerën maksimale prej 2000€ (BRUTO) për tërë angazhimin.

7. Kërkesat dhe Kualifikimet e Vlerësuesit

• Së paku 5 vjet përvojë në fushën përkatëse

• Qasja objektive në realizimin e vlerësimit

• Njohuri të programimin dhe menaxhimin e ciklit të projektit

• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë

• Përvojë në prodhimin e raporteve me cilësi të lartë shkrimi

• Njohja e kontekstit të Ballkanit Perëndimor (avantazh)

8. Dokumentet që duhet të paraqiten se bashku me interesim përfshijnë:

o Plani apo propozimi i vlerësimit

o CV

o Shembull i punës së mëparshme në vlerësimin e projekteve

Vlerësuesi nuk duhet të ketë qenë i përfshirë direkt në punë me QKSS apo donator i aktiviteteve të QKSS-së ose në zbatimin e ndonjë prej projekteve.

 

Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet në emailin: tringa.naka@qkss.org më së largu me datën 15 Gusht 2017.