Partnerët

  • Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC

    Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është përfituese e grantit institucional për shoqëri civile. Projekti " Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë" financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

     

    URL: http://www.kcsfoundation.org/dsp/

  • Think Tank Fund

    Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI) me seli në Budapest, nga viti 2011 ka filluar të ofroj mbështetje institucionale për QKSS-në. OSI mbështetjen e saj e ofron nëpërmjet “Think Tank Fund”, fond ky I cili do të mbështesë financiarisht QKSS-në në tri vitet e ardhshme në ngritjet e kapaciteteve të saj. QKSS do të përdorë një pjesë të këtij fondi që të trajnoj stafin e saj si në fushën e hulumtimeve (që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit) po ashtu edhe në çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të saj. Po ashtu fondet do të përdoren edhe për zgjerimin e këmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave me institutet tjera rajonale ndërsa një pjesë do të ndahet edhe për mbulimin e shpenzimeve të brendshme administrative. Mbi të gjitha ky grant do t’i shërbejë QKSS-së në ngritjen e kualitetit të vlerësues dhe analitik më qëllim të shëndrërrimit të saj në një organizatë prominente hulumtuese (think tank) në Kosovë e cila është e specializuar dhe e pavarur.

     

    URL: http://www.opensocietyfoundations.org/

  • Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF)

    QKSS që nga fillimi i funksionimit të saj vazhdon të ketë bashkëpunim të ndërsjellë me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) në projekte të ndryshme. DCAF është një fondacion ndërkombëtar i cili funksionon nën legjislacionin Zvicëran dhe ka selinë e saj në Gjenevë. Kjo organizatë është një nga institutet që prijnë në botë në fushat e hulumtimeve dhe studimeve të Reformimit të Sektorit të Sigurisë dhe Qeverisjes së Sektorit të Sigurisë. DCAF në koordinim me partnerët tjerë është duke e implementuar projektin rajonal si pjesë e konsorciumit të instituteve (Think Tank) “Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Vlersimin dhe Monitorimin e Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ku në këtë projekt QKSS është partner implementues i cili mbulon hulumtimet në lidhje me rastin e Kosovës. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtë e Mbretërisë së Norvegjisë. QKSS dhe DCAF kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë edhe në projekte tjera në fushën e kontrollit demokratik të sektorit të sigurisë duke theksuar në veçanti “Rrjetin e Ftyrave të Reja të Kosovës”.

     

    URL: http://www.dcaf.ch/

  • National Endowment for Democracy (NED)

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), synon të përdorë mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) për të nxitur mbikëqyrjen publike dhe përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë në një moment të rëndësishëm kur vendi përgatitet për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur dhe tërheqja e misionit BE-së për sundimin e ligjit. Raporti rezulton të jetë i pari që do të hartohet ndonjëherë nga një organizatë e vendase, i cili do të identifikojë mangësitë e perceptuara, të bëjë rekomandime për përmirësim të performancës së institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, dhe të përdoret për të avokuar për reformat e kërkuara për integrim të ngushtë të Kosovës me Evropën.

     

    URL: http://www.ned.org/

  • Ambasada Amerikane në Prishtinë

     

    URL: http://pristina.usembassy.gov/

  • Peace Nexus

    PeaceNexus është një Fondacion me qendër në Zvicër i themeluar në maj të vitit 2009. U themelua nga Anne Gloor dhe është mbështetur nga filantropi Hansjörg Wyss.

     

    URL: http://peacenexus.org/

  • Ambasada Holandeze në Prishtinë

    Me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Prishtinë QKSS është duke implementuar një projekt me titull “Ngritja e rolit të komunitetit/qytetarëve kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë” mbështetjen e ambasadës holandeze në Prishtinë.

     

    URL: http://kosovo.nlembassy.org/

  • Trusti Ballkanik për Democraci (BTD)

    Trusti Ballkanik për Democraci (BTD) është donator i rëndësihëm për QKSS. Të dy projektet ”Vlerësimi i Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë” dhe “Funksionet e Kontrollit të Institucioneve të Pavarura në Sektorin e Sigurisë: Obudspersoni, Auditori Gjeneral dhe Agjencioni Kundër Korrupsionit” janë aktivitete shumë të rëndësihme të QKSS-së të cilat janë mbështetur financiarisht nga BTD. Po ashtu BTD ka ndarë një grant mbështetës për Forumin e Sigurisë, aktivitet ky i cili paraqet iniciativë të përbashkët të ndërmarrur nga QKSS dhe FIQ.

     

    URL: http://www.gmfus.org/

  • KFOS

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur është organizatë jo-qeveritare lokale dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fondacioneve filantropike të financuara nga George Soros. Fondacioni punon me qeverinë dhe shoqërinë civile për të forcuar kapacitetet, për të përmirësuar zbatimin e politikave ekzistuese dhe të zhvillojë drejtime të reja strategjike. KFOS kanë bashkëpunuar me QKSS që nga viti 2009 në më shumë se 6 projekte.

     

    URL: http://kfos.org/

  • FES Zyra në Prishtinë

    FES (Friedrich Ebert Stiftung) Zyra në Prishtinë është themeluar zyrtarisht në vitin 2000. FES ka mbështetur QKSS që nga viti 2012. Nga ajo kohë QKSS së bashku me FES kanë bashkëpunuar në projektet e mëposhtme: "Prania ndërkombëtare si trashëgimi e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit pas pavarësisë së Kosovës: mes njohjes dhe kontestimit", Konferencën Rajonale: "Reformimi i Sektorit të Sigurisë si një instrument për Demokratizim dhe Paqe në Ballkanin Perëndimor" si dhe së bashku me GIZ kanë mbështetur projektin: "Pesë vite të sektorit të sigurisë në Kosovë - nga lindja drejt pjekurisë".

     

    URL: http://www.fes-prishtina.org/wb/pages/english/home

  • GIZ Zyra në Prishtinë

    Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) filloi punën në Kosovë në vitin 1999. Në vitin 2013 GIZ fillon bashkëpunimin me QKSS. GIZ së bashku me FES dhanë mbështetjen e tyre në projektin "Pesë vite të sektorit të sigurisë në Kosovë - nga lindja drejt pjekurisë".

     

    URL: http://www.giz.de/en/worldwide/298.html

  • Ministria e Punëve të Jashtë e Mbretërisë së Norvegjisë

    Ministria e Punëve të Jashtë e Mbretërisë së Norvegjisë partnere e rëndësishme e cila i ofron mbështetje QKSS-së nëpërmjet projektit rajonal “Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Vlersimin dhe Monitorimin e Reformimit të Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ku në këtë projekt QKSS është partner implementues i cili mbulon hulumtimet në lidhje me rastin e Kosovës. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtmë e Mbretërisë së Norvegjisë.

     

    URL: http://www.norway-kosovo.no/

  • Këshilli Hulumtues i Norvegjisë (RCN)

    Këshilli Hulumtues i Norvegjisë (RCN) është partner tjetër i rëndësishëm i QKSS-së. Së bashku me partnerët tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, QKSS do të përfitoj nga RCN nëpërmjet projektit rajonal “Tranzicioni i Sektorit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor – Nga Zona e Konflikit në Komunitetin që ofron Siguri” të cilin do ta financon në periudhën 2011-2013. QKSS do të përfitoj nga ky projekt si në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale po ashtu edhe në shtimin e aktiviteteve të saja hulumtuese.

     

    URL: http://www.forskningsradet.no/en/Home_page/1177315