Programi i praktikës

Për momentin QKSS nuk ka të hapur ndonjë thirrje specifike për praktikant, megjithatë ju mund të dërgoni dokumentet e nevojshme për aplikim dhe ato do të vlersohen në bazë të mundësive të shfaqura.

 

Për të marrë parasysh aplikimin tuaj ju duhet:

- Të jeni studentë, apo të keni të përfunduar shkollimin universitar në ndonjë degë të shkencave sociale;

- Të keni njohuri bazike për metodat e hulumtimit;

- Të keni njohuri të shkëlqyera në të shkruar dhe komunikuar të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze (e domosdoshme)

- Të keni njohuri të mjaftueshme kompjuterike

- Të jeni fleksibil

Të gjithë të interesuarit për tu bërë pjesë e programit të praktikës në QKSS duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

- CV

- Letër Motivimi

- Letër Rekomandimi

Dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen vetëm në këtë email adresë: info@qkss.org, dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.