Analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet

Me përkrahjen financiare të Institutit Internacional Republikan (IRI), nga Shtatori 2019, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do të implementoj projektin “Analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet”.

Qëllimi Ii këtij projekti është analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë dhe identifikimi i sfidave në këtë process. Përmes këtij projekti QKSS do të bëjë analizën e gjendjes aktuale të procesit të riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe gatishmërinë e komunitetit për ti pranuar ata në komunitet. Për më tepër, përmes projektit do të bëhet analizimi i praktikave rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe do të bëjë identifikimin e modeleve adekuate të cilat potencialisht mund të aplikohen në Kosovë.

Ky projekt hulumtimi është gjithashtu njëra ndër aktivitetet e parapara në planin e veprimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Ky projekt do të ofrojë mbështetje në këtë strategji dhe planin e veprimit të saj për periudhën e vitit 2019. Aktivitetet e projektit do të implementohen në komunën e: Gjilanit, Kaçanikut,  Prizrenit, Prishtinës dhe Mitrovicës.