Forumi Hulumtues për Siguri

Projekti ka për qëllim të nxisë debat të balancuar midis qendrave hulumtuese (think-tank), komunitetit akademik, politikës publike dhe medias, në mënyrë që të sigurojë zgjidhje alternative për sfidat e vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

Projekti ka për qëllim të nxisë debat të balancuar midis qendrave hulumtuese (think-tank), komunitetit akademik, politikës publike dhe medias, në mënyrë që të sigurojë zgjidhje alternative për sfidat e vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

KUSH JEMI NE?

Ne jemi tre qendra hulumtuese (think-tank) të pavarura nga Beogradi (BCSP), Prishtina (QKSS) dhe Tirana (IDM), te specializuara në hulumtimin e çështjeve të sigurisë të cilat ndajmë një shqetësim te përbashkët për sigurinë njerëzore dhe demokratizimin, duke besuar se përfshirja e akter?ve kompetent të shoqërisë civile në politikat e sigurisë rezulton n? qeverisje transparente, demokratike dhe efektive. Para kësaj iniciative, bashkëpunimi ynë filloi që në vitin 2009 si rrjedhojë e një rrjeti rajonal hulumtues të titulluar Vlerësimi i Reformës se Sektorit të Sigurisë dhe projektit tjetër lidhur me transformimin e rajonit nga një zonë konflikti në një komunitet të sigurisë. Përveç kësaj, që të tre organizatat kanë një përvojë të dëshmuar mbi trajtimin e temave të tilla siç janë: konfliktet territoriale dhe demarkacioni i kufirit, ndërtimi i mirëbesimit rajonal, si dhe ndërtimi i rrjetit në mes profesionistëve të sigurisë dhe të rinjve.

KË PËRFAQËSOJMË?

Në takimet e Forumit Hulumtues për Siguri ne përfaqësojmë vetëm pikëpamjet tona personale dhe në asnjë mënyrë nuk p?rfaq?sojm? qëndrimet e organizatës ne përgjithësi, qeverisë përkatëse, ose grupeve të tjera të interesit. Mbështetja e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nuk ndikon në rezultatin e gjetjeve të kërkimit ose iniciativave avokuese.

 

ÇKA DËSHIROJMË TË ARRIJMË?

Me këtë projekt ne do të mundohemi të ngrisim nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh  n? çështjet e sigurisë duke krijuar linja n? mes të komuniteteve të sferës se sigurisë (Beograd-Prishtinë-Tiranë) dhe rritjen e transparencës në qeverisjen e sigurisë. Prandaj ky projekt do të mundësoj shkëmbimin e praktikave pozitive dhe negative mes tri organizatave bashkëpunuese, si dhe do te nxisë bashkëpunime me komunitetet e sigurisë kombëtare n? vendet përkatëse.

 

CILAT JANË PROBLEMET QË DUAM T’I ADRESOJMË?

Duke u nisur nga përvoja profesionale e tre organizatave, mund të konstatojmë se n? rajonin tonë ekziston dilema e sigurisë si rrjedhojë e mungesës së transparencës në qeverisjen e sigurisë, frikës dhe mosbesimit reciprok, mungesës së informacionit të besueshëm si dhe burimeve të paanshme për zhvillimet në sektorin e sigurisë. Ky fenomen, në një masë të madhe, është shkaktuar nga një komunikim i mangët mes Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm në nivelet institucionale por edhe brenda shoqërisë civile dhe universiteteve. Kjo ka rezultuar në mungesën e njohurive mbi sektorët ne përgjithësi (sidomos në atë te sigurisë) duke çuar në drejtim të ideve dhe mendimeve krejtësisht të gabuara. Niveli i pamjaftueshëm i transparencës pengon mbikëqyrjen kombëtare të sektorit të sigurisë (duke përfshirë edhe atë nga shoqëria civile), si dhe në ndërtimin e besimit të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal n? çështje të sigurisë. Çështjet aktuale mbizotëruese jo vetëm kontribuojnë në dilemën e sigurisë në rajon, por ato gjithashtu pengojnë demokratizimin dhe proceset reformuese të tre shoqërive, duke devijuar vëmendjen nga çështjet e brendshme (sociale, ekonomike dhe politike).

ÇFARË SYNOJMË TË BËJMË?

Caku final i këtij projekti do të arrihet përmes hulumtimit, rrjeteve dhe aktiviteteve avokuese si dhe përmes aktiviteteve te ndryshme te ndërtimit t? kapaciteteve të organizatave pjesëmarrëse.

Hulumtim mbi temat kyçe me interes të përbashkët në lidhje me perceptimet e kërcënimit, v?shtirësit? në qeverisjen e sigurisë dhe llogaridhënies të shkaktuara nga mungesa e bashkëpunimit, si dhe burime të tjera relevante që kanë për qëllim rritjen e të kuptuarit të dinamikës politike dhe transformimin e sigurisë së 'tjetrit'. Secila organizatë pjesëmarrëse do të përgatit dy botime në vit, të cilat do të jenë në dispozicion në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht). Produktet e hulumtimit do të jenë burime të besueshme dhe të bazuar mbi fakte, duke plotësuar boshllëkun në gjendjen aktuale të njohurive mbi këto çështje. Një numër i shumëllojshëm i metodave të shkencave sociale do të përdoret për të mbledhur dhe analizuar të dhënat.

3. Gurthemeli i përpjekjeve për bashkëpunim dhe avokim do të jenë tre takimet e Forumit Hulumtues për Siguri, një n? secilin kryeqytet të organizatave partnere. Forumi Hulumtues për Siguri do të organizohet me qëllim për të diskutuar rezultatet e hulumtimit me anëtarët e komuniteteve të sferës së sigurisë n? secilin vend. Forumet do të organizohen sipas rregullave të 'Chatham House', duke siguruar hapësirë për diskutime të hapura midis profesionistëve të sigurisë, hartuesve të politikave dhe dijetarëve të cilët, përfundimisht, do të vendosin kushte për krijimin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh në sferën e sigurisë. Aktiviteti që do të organizohet n? vitin e dytë është Shkolla verore, e cila synon përfshirjen e të rinjve nga komuniteti i sigurisë nga të tre vendet partnere. Pjesëmarrësit do të trajnohen për çështje të ndryshme të sigurisë rajonale, që ndërlidhen me ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit, si dhe politikë-bërjes në sferën e sigurisë. Kjo do të mundësojë zhvillimin e rrjeteve midis vendim-marrësve të ardhshëm, studiuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Së fundi, tryezat në nivel kombëtar do të organizohen dy herë n? vit në secilin nga vendet e organizatave partnere, duke sjellë së bashku anëtarët e komunitetit të sektorit të sigurisë kombëtare për t’i njoftuar me rezultatet e hulumtimit të fundit, si dhe për ti diskutuar pikëpamjet në vendosjen e lidhjeve të ngushta në mes të hulumtimit dhe politik-bërjes.

4. Së fundi, ndërtimi i kapaciteteve të organizatave partnere do të përfshijë tre trajnime të përbashkëta në aftësitë hulumtuese përkatëse dhe shkëmbimin e hulumtuesve ndërmjet organizatave partnere (tre hulumtues në vit). Shkëmbimi i hulumtuesve do të mundësojë krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë kolegial n? mënyrë që një pjesë e hulumtimit të kryhet bashkarisht? si dhe të bëhet shkëmbimi i njohurive përkatëse.

Linku: http://www.bezbednost.org/All-projects/5017/Security-Research-Forum.shtml