Identifikimi i Shkaqeve dhe faktorëve të cilat po influencojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në mënyrë të pa-autorizuar në konfliktet në Lindjen e Mesme

Përmbledhje e shkurtër e projektit

Ky projekt ka për qëllim të bëjë identifikimin e shkaqeve dhe faktorëve të cilët po influencojnë të rinjtë kosovar të marrinë pjesë në mënyrë të pa-autorizuar në konfliktet jashtë vendit, në Siri dhe Irak. Projekti ka filluar të implementohet në muajin Shtator 2014, dhe do të përfundoj në Mars 2015. QKSS me anë të këtij projekti do të hartoj një raport studimor, në të cilin do të jepen edhe rekomandimet se sit ë përballemi me këtë fenomen.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.