Matja e progresit, avokimi dhe ngritja e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS) që nga Prilli 2016 është duke implementuar projektin me titull "Matja e progresit, avokimi dhe ngritja e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Kosovë".

Ky projekt ka për qëllim analizimin e progresit institucional, avokimin dhe ngritjen  e kapaciteteve institucionale në implementimin e politikave specifike në kuadër të sektorit të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Më konkretisht, ky projekt ka për qëllim matjen e progresit të institucione në lidhje me:

1) Policimi i Udhëhequr nga Inteligjenca nga ana e Policisë së Kosovë, si dhe

2) Luftimi dhe Parandalimi i Fenomenit të Ekstemizmit të Dhunshëm në Kosovë.

Gjatë implementimit të këtij projekti, QKSS do të organizoj Shkollën për Integrime Evropiane - Moduli për Siguri dhe Sundim të ligjit.  Qëllimi i këtij moduli është të ofrojë një program të veçantë të shkollimit jo-formal mbi çështjet e qeverisjes së sektorit të sigurisë, duke u fokusuar në modelet e qeverisjes së policisë dhe rolin e saj në adresimin e sfidave të sigurisë. Ky modul, në krahasim me atë të kaluarin, ka për qëllim trajtimin e dy temava specifike në kuadër të fushës së gjerë të sigurisë: atë të policimit të udhëhequr nga inteligjenca dhe rolit të policisë në menaxhimin e sfidave të sigurisë sikurse ekstremizmi i dhunshëm. Të dyja çështjet monitorohen në vazhdimësi nga strukturat e BE-së prandaj lypset ngritja e njohurive në këtë drejtim. Përveç tjerash, QKSS përmes këtij moduli synon që të kontribuojë në ngritjen e nivelit të njohurive dhe vetëdijes së pjesëmarrësve të Shkollës për Integrime Evropiane në lidhje me zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të sigurisë.