Monitorimi i Prokurimit Publik në Sektorin e Sigurisë në Kosovë

Ky projekt ka për qëllim monitorimin e aktiviteteve të prokurimit publik në sektorin e sigurisë në Kosovë me fokus në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Policinë e Kosovës.

Përmbledhje e shkurtër e projekteve

"Monitorimi i Prokurimit Publik në Sektorin e Sigurisë në Kosovë" është projekt i cili ka për qëllim monitorimin e aktiviteteve të prokurimit publik në sektorin e sigurisë në Kosovë me fokus në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Policinë e Kosovës. Me anë të këtij projekti QKSS do të monitoroj zbatueshmërinë e ligjit të Prokurimit Publik nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).