“Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”

Qëllimi i këtij projekti që do të mbulojë plot 11 komuna të Kosovës përfshirë Prizrenin, Pejën, Mitrovicën, Gjilanin, Ferizajn, Kamenicën, Hanin e Elezit, Kaçanikun, Gjakovën, Klinën dhe Deçanin është që të përfshije vetë komunitetin dhe qytetarët në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dukuri negative.

Qendra Kosovare për Studime të sigurisë (QKSS), vazhdon të kontribuojë në qeverisjen e mirë në sektorin e sigurisë dhe parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm!

Më fillim të shtatorit QKSS ka nisur projektin “Parandalimi ir ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, projekt ky në bashkëpunim me Qeverinë amerikane, e që do të mbulojë plot 11 komuna të Kosovës përfshirë Prizrenin, Pejën, Mitrovicën, Gjilanin, Ferizajn, Kamenicën, Hanin e Elezit, Kaçanikun, Gjakovën, Klinën dhe Deçanin. Projekti ka për qëllim kryesor që të reduktojë dhe zbus rrezikun nga ish-luftëtarët e huaj dhe persona të tjerë të radikalizuar në Kosovë, përmes fuqizimit të kapaciteteve vendimmarrëse lokale për të adresuar kundër-narrativë me qëllim të de-radikalizmit. Për të qenë më preciz, qëllimi i këtij projekti është që të përfshije vetë komunitetin dhe qytetarët në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dukuri negative. Debate, ligjërata dhe takime të shumta me akterët e fushave të ndryshme qoftë nga siguria, mediat, shoqëria civile por edhe institucionet publike do të jenë vetëm disa nga aktivitetet që priten të realizohen nga ekipi i veçante i hulumtuesve të QKSS për ekstremizmin e dhunshëm