Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor (POINTPULSE)

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuoj në ngritjen e besueshmërisë dhe besimit në agjencitë e zbatimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor përmes luftimit të korrupsionit në Polici dhe promovimin integritetit në Polici.

Pesë organizatat rajonale të shoqërisë civile (Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Qendra për Studime të Sigurisë nga Sarajeva, Instituti Alternativës (IA) nga Mali i Zi dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nga Prishtina në  bashkëpunim  me POINTPULSE Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor kanë për qëllim të mbikëqyrjen e integritetit të policisë në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimet

Qëllimi i përgjithshëm: Kontributi për ngritjen e besueshmërisë dhe besimit në agjencitë e zbatimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor përmes luftimit të korrupsionit në Polici dhe promovimin integritetit në Polici.

Qëllimi specifik: Themelimi i rrjetit  rajonal të mbikëqyrjes civile në Ballkanin Perëndimor i cili është plotësisht përgjegjës të promovoj dhe mbikqyrë gjendjen e integritetit në Polici dhe të avokojë për ndryshimin e politikave në rajon.

Aktivitetet

Partnerët e projektit do të merren me zbatimin e këtyre aktiviteteve:

1. Themelimin e një rrjeti mbikqyrës plotësisht funksional të organizatave të shoqërisë civile: Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor (POINTPULSE).

2. Zhvillimin e kornizës metodologjike të POINTPULSE-it për analizimin e korrupsionit në Polici dhe ofrimin e kornizës së kapshme dhe gjithëpërfshirëse për vlerësimin gjendjes lidhur me integritetin e Policisë.

3. Mbikëqyrjen dhe matjen e integritetit të policisë në Ballkanin Perëndimor (duke përfshirë hulumtimin e opinionit publik, publikimin e analizës, të raporteve sipas vendeve përkatëse dhe në fund raportin vjetor).

4. Ndikimin tek politikëbërësit dhe ngritjen e vetëdijes për integritetin në polici (duke përfshirë takime pune me përfaqësuesit e nismave rajonale, diskutimet në panel, platforma online e POINTPULSE-it, paraqitjen e aktiviteteve në media dhe konferenca vjetore).

Rezultatet

1. Rrjeti i themeluar i POINTPULSE me pjesëmarrjen e pesë organizatave rajonale të shoqërisë civile dhe me strukturë të qartë organizative.

2. Rrjeti POINTPULSE i ka të strukturuara 3 qëllime strategjike për mundësinë e zgjerimit të politikës së dialogut me agjencitë e forcimit të ligjit në katër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me 4 nismat rajonale (RCC, RAI, SELEC dhe SEPCA) për çështjet vendimtare të integritetit në Polici.

3. Përforcimin e kapaciteteve të 5 organizatave të shoqërisë civile nga 4 vendet e Ballkanit Perëndimor për mbikëqyrjen dhe matjen e integritetit në Polici.

4. Rrjeti POINTPULSE zhvillon sistemin përcjellës të mbikëqyrjes civile për të bërë matjen e integritetit në Polici që përfshin dimensionin gjinor.

5. Rrjeti POINTPULSE vlerëson efektet e shkeljeve që i bëjnë zyrtarët e Policisë në lidhje me besueshmërinë publike në forcën e Policisë në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor.

6. Rrjeti POINTPULSE e informon politikën e komunitetit në Evropë për zhvillimet e integritetit në Polici për Ballkanin Perëndimor.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Instrumenti i ndihmës për para-anëtarësim (IPA) dhe Facilitetet e Shoqërisë Civile (CSF) EuropeAid/136-034/C/ACT/Multi 2014/351-850.