Radari i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor

Radari i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor (WB-OCR) është një iniciativë e Platformës së Ballkanit për Siguri (BSP). BSP është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile nga 6 shtete të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), të specializuara në çështje të sigurisë, të cilat punojnë së bashku për ndërtimin e një mjedisi paqësor dhe demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë përmes përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile dhe qytetarëve në zhvillimin dhe ndikimin e politikave të sigurisë.

Platforma përbëhet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) - Shqipëri, Qendra për Studime të Sigurisë (CSS) – Bosnje dhe Hercegovinë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Instituti Alternativa (IA) – Mali I Zi, Eurothink - Qendra për Strategjitë Evropiane - Maqedoni dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) - Serbi.

Radari i Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor (WB-OCR) është pjesë e një pune më të gjerë të BSP-së në shërbim të drejtimit të saj të parë strategjik që synon të zvogëlojë hendekun mes premtimeve të qeverive në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar dhe mungesës së performancës të politikave të tyre në praktikë. BSP synon të organizojë dhe nxisë përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktivistëve në fushata avokimi më koherente në nivel kombëtar dhe rajonal.

WB-OCR synon të fuqizoj rolin e shoqërisë civile në luftimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e politikave efektive dhe afatgjata kundër krimit të organizuar në kontekstin e zgjerimit në BE (Kapitulli 24: Liria, Siguria dhe Drejtësia). Projekti vjen si një përgjigje ndaj debatit jo të plotë dhe ad hoc rreth krimit të organizuar dhe mungesës së analizave dhe vlerësimeve të rregullta të pavarura të cilat ekspozojnë arsyet e joefektivitetit të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithëse BE dhe agjensionet ndër-qeveritare vazhdimisht theksojnë nevojën për inpute të paanshme dhe relevante lokalisht, shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi dhe nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për angazhim efektiv në këtë aspekt.

Përmes këtij projekti, BSP do të avokojë për luftimin e krimit të organizuar përmes rrjetëzimit të akterëve relevant (OJQ, media, akademi dhe think-tank) në nivel kombëtar dhe rajonal. Projekti prodhon kërkesë nga poshtë-lartë për performancë më efektive të qeverive në Ballkanin Perëndimor në luftimin e krimit të organizuar. Kjo bëhet duke i bashkuar iniciativat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor kundër krimit të organizuar dhe duke i integruar ato në avokim më koherent të mbështetura në prova konkrete në nivel kombëtar dhe rajonal. Në anën tjetër, kërkesat nga lartë-poshtë të projektit do të dalin përmes bashkëpunimit me Qeverisjen e Brendshme e Integruar e Sigurisë (IISG), një iniciativë ndër- qeveritare që bashkon përfaqësues të lartë të BE-së dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.