Rrëfimi i dy qyteteve- Radikalizmi dhe kundërpërgjigja në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbështetur nga Zyra e BE/Përfaqësuesit Special në Kosovë ka filluar implementimin e projektit: “Rrëfimi i dy qyteteve- Radikalizmi dhe kundërpërgjigja në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë”.

Qëllimi i këtij projektit është marrja e opinioneve të qytetarëve rreth nivelit të rrezikut që paraqet ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë, si dhe ngritja e vetëdijësimit të qytetarëve në drejtim të parandalimit të përhapjes së ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë.  Si pjesë e këtij projekti do të  organizohen takime me përfaqësues të policisë, zyrtarë komunal, përfaqësues të komunitetit musliman, takime me gratë, mediat si dhe debate në shkollat e mesme në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Implementimi i këtij Projekti ka filluar me 1 Gusht 2015 dhe pritet te përfundojë me 31 Tetor 2015.