Debate me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot më 07 dhjetor 2017, ka organizuar dy debate me nxënës në dy shkollat e mesme të komunës së Prishtinës, në Gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe Shkollën e Mesme Teknike “28 nëntori”, në kuadër të programit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Qëllimi i këtyre debateve ishte informimi i nxënësve rreth shkaqeve dhe pasojave të ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin ku ata jetojnë. Po ashtu kemi bashkëbiseduar në lidhje rreth pikëpamjeve të tyre rreth këtij fenomeni, si e shohin ata këtë, si ta parandalojmë dhe cilat janë rreziqet që mund të ju kanosen.