Programi për monitorim dhe vlerësim të Qeverisjes së mirë në Sektorin e Sigurisë në Kosovë

"Programi për monitorim dhe vlerësim të Qeverisjes së mirë në Sektorin e Sigurisë në Kosovë".

Ky është programi i parë sektorial i QKSS i cili u themelua në vitin 2009.  Ideja për krijimin e tij buron nga projekti i Konsorciumit Rajonal “Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në vlerësimin dhe monitorimin e procesit të reformimit të sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.Qëllimi i themelimit të këtij programi ishte trajtimi i fushave më të rëndësishme që karakterizojnë qeverisjen e mirë në sektorin e sigurisë, ku nëpërmjet hulumtimeve dhe avokimit të zhvilluar në kuadër të këtij programi në masë të madhe është kontribuar në vetëdijesimin e institucioneve të sigurisë si dhe në përmirësimin e performances së tyre.

Nëpërmjet këtij programi janë monitoruar dhe vlerësuar kriteret nëpërmjet të cilave është bërë matja e qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë si:

-  Reformimi i sektorit të sigurisë;

-  Transparenca e përgjithshme e institucioneve të sigurisë në Kosovë;

-  Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve në kuadër të sektorit të sigurisë;

-  Mbikëqyrja e implementimit të strategjive dhe politikave të sigurisë nga ana e institucioneve përkatëse;

-  Mbikëqyrja e sektorit të sigurisë nga ana e institucioneve të pavarura shtetërore;

-  Kontrolli gjyqësor në sektorin e sigurisë;