BKS - Perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë

Publikuar nga;

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë -

Edicion specal mbi perceptimet e qytetarëve dhe përgjigja e komunitetit ndaj luftëtarëve të huaj të kthyer në Kosovë

Autore:

Vesë Kelmendi

Data:

Maj 2018

Gjatë tre viteve të fundit ekstremizmi i dhunshëm ka dominuar diskursin publik, me fokus të veçantë në kërcënimet dhe trajtimin e ish-luftëtarëve të huaj të kthyer nga zonat e kontrolluara më parë nga ISIS. Ri-integrimi i luftëtarëve të kthyer dhe familjeve të tyre përbën sfidën kryesore për institucionet e Kosovës dhe për të gjitha shtetet të tjera të cilat janë ballafaquar me këtë dukuri. Sipas të dhënave të institucioneve të sigurisë deri më tani, rreth 120 shtetas të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe Irak ose kanë jetuar në zonat e prekura, përfshirë 7 gra, janë kthyer në Kosovë. Shumica e atyre që janë kthyer në Kosovë kanë kaluar nëpër sistemin e drejtësisë, disa prej tyre janë ndaluar, dhe të tjerët janë ende në procedurat gjyqësore. Sidoqoftë, shumica e luftëtarëve të kthyer pritet të përfundojnë vuajtjen e dënimit me burg, të tjerët jetojnë në izolim dhe mbikëqyrje, dhe disa që priten të kthehen në muajt në vijim nga konflikti i Sirisë dhe Irakut. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës po çalojnë në arritjen e baraspeshës midis përgjegjësisë për të adresuar këtë sfidë dhe masave ndëshkuese  që do ta ndihmonin Kosovën në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ky raport ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë e raportit përbëhet nga një përshkrim i përgjithshëm i perceptimit të publikut mbi ekstremizmin e dhunshëm bazuar të dhënat e grumbulluara në vitin 2017. Këto kategorizohen në kërcënime të motivuara në bazë etnike, ekstremizëm të dhunshëm me bazë fetare dhe ekstremizëm të dhunshëm të motivuar politikisht. Përveç kësaj, raporti analizon qëndrimin e të anketuarve ndaj çështjeve kombëtare dhe fetare.

Pjesa e dytë dhe kryesore e raportit paraqet perceptimet e të anketuarve për ish-luftëtarët e kthyer. Ajo vlerëson kërcënimin dhe rrezikun, si dhe gatishmërinë e komunitetit për t’i pranuar ata aty ku jetojnë dhe perceptimet e përgjithshme në lidhje me trajtimin e ish-luftëtarëve të kthyer. Gjetjet e këtij raporti kategorizohen në bazë të karakteristikave të mëposhtme të të anketuarve: zona e banimit (rurale/urbane), komuniteti ku jetojnë, gjinia dhe mosha.

Në fund, pjesa e tretë e raportit analizon besimin ndaj qeverisë, kuvendit, gjykatave, prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, të gjithë hisedarëve kryesorë në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Raporti përmbledh gjithashtu trendet përgjatë viteve sa i përket besimit ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).