Barometri Kosovar i Sigurisë: Edicion Special

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

 

Titutlli:

Barometri Kosovar i Sigurisë: Edicion Special

 

Autor:

Mentor VRAJOLLI & Florian QEHAJA

 

Data:

20.11.2013

 

Ky botim paraqet një interpretim të shkurtër narrativ të të dhënave kuantitative të mbledhura nga QKSS në edicionin special të zhvilluar nën përkujdesjen e Forumit Hulumtues për Siguri "Beograd- Prishtinë-Tiranë" gjatë periudhës prej 01-15 tetor 2013. Kjo anketë synoi vlerësimin e perceptimeve të qytetarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Shqipërisë si dhe marrëdhëniet ndëretnike. Duke qenë që perceptimi i qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve dhe shtetasve të Shqipërisë është në përgjithësi shumë pozitiv, ky studim fokusohet kryesisht në interpretimin e perceptimeve ndaj bashkëpunimit ndëretnik dhe institucional, si dhe marrëdhëniet qytetare mes Kosovës dhe Serbisë.

"Barometri Kosovar i Sigurisë: Edicion Special" shënjestron një spektër të gjerë të audiencës nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Përkatësisht, ka në shënjestër grupin e audiencës që është e interesuar të përcjellë trendet e opinionit publik në Kosovë në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe marrëdhënieve ndëretnike mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Barometri ka në shënjestër politikë-bërësit nga këto tri shtete; praninë e komunitetit ndërkombëtarë në Kosovë dhe selitë e tyre; organizatat vendore dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile; akademitë në shtetet përkatëse, rajon dhe botë, si dhe mediat.