Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion i Pestë

Publikuar nga: 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i Pestë

Data: 

15 dhjetor 2015

 

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një program specifik i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë i hartuar për të shërbyer si një publikim vjetor. Fokusi primar i BKS është të matë perceptimet e opinionit publik drejt institucioneve të sigurisë. Ai gjithashtu matë perceptimin publik mbi kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të sigurisë së Kosovës.

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit Tetor 2015, përmes intervistave sy më sy me amvisëri në Kosovë. Mostra gjithëpërfshirëse në nivel vendi, prej të cilës u realizua hulumtimi, përbëhej prej 1,070 ekonomive familjare, ku janë targetuar qytetar të Kosovës të moshës mbi 18 vjeç.

Perceptimet e paraqitura në këtë raport vijnë prej informacioneve të mbledhura nga të anketuarit, dhe ato paraqesin vetëm perceptimin se si i sheh popullata institucionet e përfshira në këtë studim. Raporti nuk paraqet në asnjë mënyrë ndonjë vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve të cilat kanë qenë subjekt i këtij studimi.

Ky projekt mbështet nga: Fondacioni Amerikan National Endowment for Democracy (NED).