Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i Shtatë

Publikuar nga:

 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

 

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i Shtatë

 

Autor:

Mentor Vrajolli

 

Data:

1 shkurt 2018

 

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i cili ka për qëllim që të dal me një publikim të përvitshëm mbi perceptimet e qytetarëve. Më konkretisht, qëllimi kryesor i BKS-s është që ta masë perceptimin e opinionit publik për institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë. Njëkohësisht, KSB mat perceptimin publik lidhur me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë së Kosovës. BKS-ja është ndër nismat e para dhe më të mëdhatë të iniciuara, realizuara dhe publikuara nga një organizatë vendore. Ajo që e veçon KSB-në, QKSS-ja nuk ka kurrfarë kufizimi politik sa i përket komunikimit të gjetjeve dhe të mesazheve që mëton t’i përçojë. Për fund, BKS-ja është unike sa i përket qasjes metodologjike, duke i integruar metodat kuantitative dhe kualitative me synim të ofrimit të rezultateve sa më reale sa i përket perceptimit të publikut karshi çështjeve që lidhen me siguri.

Edicioni i shtatë i BKS-s është një përmbledhje e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë. Në veçanti, e ka matur perceptimin e publikut kundrejt problemeve dhe shqetësimeve të brendshme dhe të jashtme të sigurisë, si dhe kundrejt problemeve në lidhje me të ardhmen e FSK-së dhe të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.