Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i katërt

Publikuar nga: 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i katërt

Data: 

16 dhjetor 2014

 

Edicioni i katërt i BKS-s ofron një përmbledhje të shkurtër të perceptimeve të publikut sa i përket: institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, rreziqeve, kërcënimeve dhe qëndrueshmërisë ekonomike të qytetarëve, si dhe kërcënimeve të brendshme e të jashtme. Në krahasim me versionet paraprake, ky edicion i BKS-s i përfshinë përgjigjet e të anketuarve edhe në disa pyetje shtesë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale.

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit Tetor 2014, përmes intervistave sy më sy me amvisëri në Kosovë. Mostra gjithëpërfshirëse në nivel vendi, prej të cilës u realizua hulumtimi, përbëhej prej 1,101 ekonomive familjare, ku janë targetuar qytetar të Kosovës të moshës mbi 18 vjeç. Ndarja etnike e të anketuarve në këtë edicion të BKS-s ishte: 87.92 për qind shqiptarë të Kosovës, 9.08 për qind serbë të Kosovës, dhe 3 për qind pjesëtar të komuniteteve tjera etnike (boshnjakë 1.0 për qind, turq 1.0 për qind, dhe RAE 1.0 për qind).

Perceptimet e paraqitura në këtë raport vijnë prej informacioneve të mbledhura nga të anketuarit, dhe se ato paraqesin vetëm perceptimin se si i sheh popullata institucionet e përfshira në këtë studim. Raporti nuk paraqet në asnjë mënyrë ndonjë vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve të cilat kanë qenë subjekt i këtij studimi.

Ky projekt mbështet nga: Fondacioni Amerikan National Endowment for Democracy (NED).