Edicion Special i BKS - Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

 

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë – Edicion Special

Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë

 

Autore:

Donika Emini


Data:

15 Janar 2015

Ky edicion special i Barometrit Kosovar të Sigurisë ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të detajuar të perceptimeve të qytetarëve ndaj vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë ato që janë të pranishme me misione në Kosovë. Mënyra, se si të anketuarit e perceptojnë qëndrimin e vendeve fqinje ndaj Kosovës do të elaborohet në këtë pjesë, e pasuar nga perceptimet ndaj akterëve kyçë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Në përputhje me këtë, ky botim i veçantë ka përfshirë edhe një listë të re të çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun politik me Serbinë, dhe të marrëveshjeve që kanë rezultuar nga ky dialog.

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit Tetor 2014, përmes intervistave sy më sy me amvisëri në Kosovë. Mostra gjithëpërfshirëse në nivel vendi, prej të cilës u realizua hulumtimi, përbëhej prej 1,101 ekonomive familjare, ku janë targetuar qytetar të Kosovës të moshës mbi 18 vjeç. Ndarja etnike e të anketuarve në këtë edicion të BKS-s ishte: 87.92 për qind shqiptarë të Kosovës, 9.08 për qind serbë të Kosovës, dhe 3 për qind pjesëtar të komuniteteve tjera etnike (boshnjakë 1.0 për qind, turq 1.0 për qind, dhe RAE 1.0 për qind).

Perceptimet e paraqitura në këtë raport vijnë prej informacioneve të mbledhura nga të anketuarit, dhe se ato paraqesin vetëm perceptimin se si i sheh popullata palët e përfshira në këtë studim. Raporti nuk paraqet në asnjë mënyrë ndonjë vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve dhe palëve të cilat kanë qenë subjekt i këtij studimi.

Ky projekt mbështet nga: Fondacioni Amerikan National Endowment for Democracy (NED).