Edicion Special i BKS - Perceptimet e Qytetarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë


Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë – Edicion Special

Perceptimet e Qytetarëve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

Autore:

Sofije Kryeziu

 

Data:

28 Janar 2015

 

Edicioni special i BKS ofron një përmbledhje të perceptimeve publike mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Fokus i veçantë është dhënë në drejtim të njohurive të të anketuarve me rolin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP). Për më tepër, ky edicion special ka për qëllim të përshkruaj besimin publik ndaj institucioneve specifike në trajtimin e të dhënave personale. Duke pasur parasysh se njohuritë në përgjithësi mungojnë, qëllimi i këtij edicioni është të tregojë se në çfarë mase grupet e veçanta të qytetarëve të Kosovës janë të informuar për këto të drejta. Prandaj, treguesit që përfshijnë moshën, gjininë, zonën dhe rajonin e të anketuarve janë matur në mënyrë që të avokohet dhe angazhohen më tej vendimmarrësit në rritjen e ndërgjegjësimit të këtyre grupeve të caktuara.

Ky edicion i BKS mbulon tri çështjet kryesore që lidhen me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale:

-Ndërgjegjësimi për të drejtat mbi Mbrojtjen Privatësisë dhe të Dhënave Personale

-Ndërgjegjësimi në lidhje me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

-Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave personale

 

Ky projekt mbështet nga: Fondacioni Amerikan National Endowment for Democracy (NED).