Edicion Special i BKS - Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicion Special

Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Autore:

Vesë Kelmendi

Data:

12 shkurt 2019

Ky edicion special i Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) mbi ekstremizmin e dhunshëm më 2018 tërheq  vëmendjen në faktin se qytetarët e Kosovës ende besojnë që luftëtarët e kthyer të huaj janë shqetësim për sigurinë për shkak të aftësive të tyre luftarake dhe lidhjeve të tyre me grupet terroriste.1 Për ta kuptuar ndikimin e komunitetit në përpjekjet e rehabilitimit, është me rëndësi jetike që të njihen perceptimet për ekstremizmin e dhunshëm (EDh) pasi çdo komunitet ka nevojat, ngjashmëritë dhe dallimet. Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk do të pranonin ish-luftëtarët e huaj në komunitetin e tyre. Nëse në vitin 2017, shumica dërrmuese e të anketuarve përkrahnin programet e parandalimit dhe rehabilitimit nga

Qeveria e Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, 2 në vitin 2018, janë 48 përqind të të intervistuarve që konsiderojnë se institucionet e Kosovës duhet të përqendrohen më shumë në programet e parandalimit, sepse situata është e njëjtë dhe nuk vërehen ndryshime në këtë drejtim.

Raporti përbëhet nga analiza e të dhënave mbi perceptimet lidhur me kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe besimin ndaj aktorëve të përfshirë në parandalimin e këtij fenomeni. Ai ndahet në tri seksione kryesore: i pari përqendrohet në perceptimet e përgjithshme rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe formave të tjera të ekstremizmit, si: dhuna e motivuar etnikisht, dhuna politike dhe dhuna e motivuar fetarisht; i dyti përshkruan perceptimet ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të luftëtarëve të kthyer, si dhe gatishmërinë e komunitetit për të pranuar ish-luftëtarët e huaj dhe gra/fëmijë; seksioni i fundit fokusohet në perceptimet ndaj aktorëve të përfshirë në zbatimin e strategjisë të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky raport është publkuar në kuadër të programit Barometri Kosovar i Sigurisë. Perceptimet e paraqitura në këtë  raport janë përmbledhje e përgjigjeve të marra nga të anketuarit dhe tregojnë mënyrën si i perceptojnë ata institucionet. Ky nuk është vlerësim përfundimtar i punës së institucioneve që janë temë e këtij studimi. Raporti do t’u shërbejë atyre si instrument për të adresuar mangësitë e mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët.

Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve  dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e National Endowment for Democracy (NED).