Gjinia dhe sektori i sigurisë në Kosovë: Zbatimi i rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Titulli:

Gjinia dhe sektori i sigurisë në Kosovë: Zbatimi i rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Autoret:

Olivera Injac, Rrezarta Reka Thaqi, Kaltrina Selimi dhe Remzie Zeqiraj

Data:

Shtator 2014

Ky botim i përmbledh rezultatet e katër analizave të bëra prej tre hulumtuesve të pavarur, dhe të një analisteje të një institucioni të sigurisë. Të gjeturat kryesore të secilit prej punimeve bëjnë thirrje për përfaqësim dhe punësim të barabartë gjinor në shërbimet dhe institucionet e sigurisë. Qëllimi i këtij botimi është që të ofrojë një analizë gjithëpërfshirëse të situatës së përgjithshme të përfaqësimit të femrës në institucionet e sigurisë së Kosovës, dhe të nivelit të zbatimit të Planit nacional të veprimit për zbatimin e rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit.