Gratë në ekstremizmin e dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Gratë në ekstremizmin e dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova

Autore:

Rudinë Jakupi dhe Vesë Kelmendi

Data:

26 Janar  2017

Qëllimi i këtij hulumtimi është të hedhë dritë mbi gratë nga Kosova pjesëmarrëse në organizatat e dhunshme ekstremiste dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga roli i tyre. Teksa raporti do të fokusohet vetëm në Kosovë, do të sjellë njohuri ndërkombëtare në trajtimin e këtij fenomeni, duke pasur parasysh se Kosova nuk shënon asnjë përjashtim të përgjithshëm në krahasim me vendet e tjera. Qëllimi është që në veçanti të identifikohen kush janë këto gra, pse marrin pjesë në këto konflikte, dhe cili është roli i tyre.

Raporti, ndër të tjera, konstaton se ka një grup faktorësh shtytës dhe tërheqës, që i nxisin gratë nga Kosova për t'u bashkuar me këto organizata. Këto motive përfshijnë faktorët ideologjikë dhe socio - ekonomikë, motivet personale dhe joshjen nga rekrutuesit. Teksa shumica e grave që janë bashkuar me organizatat e dhunshme ekstremiste shihen si viktima dhe jo dhunuese, është gjithashtu e vërtetë se ka gra që e shohin si fuqizim përfshirjen në konfliktet në Siri dhe Irak.