Luftëtarët e Huaj dhe Diaspora e Kosovës: Rasti i Gjermanisë

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Fondacioni Berghof

Titulli:

Luftëtarët e Huaj dhe Diaspora e Kosovës: Rasti i Gjermanisë

Autor:

Skender Perteshi

Data:

07 tetor 2020

Konfliktet në Siri dhe Irak dhe ngritja e Shtetit Islamik (IS) kanë tërhequr mijëra luftëtarë të huaj nga vendet evropiane për t'u bashkuar me konfliktin në Lindjen e Mesme. Një numër i madh i luftëtarëve të huaj i përkasin gjeneratës së dytë dhe të tretë të diasporës nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut apo Ballkani Perëndimor. Ky hulumtim synon të ofrojë disa të dhëna bazike rreth procesit të radikalizmit të diasporës, duke analizuar pse disa individ kosovarë nga diaspora në Gjermani i janë bashkuar organizatave të ekstremizmit të dhunshëm si IS dhe Hayat Tahrir al Sham. Në veçanti, hulumtimi identifikon disa nga pasojat ndryshimit të dinamikave sociale dhe identitetit, për shkak të ndryshimeve të lidhjes midis diasporës dhe vendit të origjinës me kalimin e kohës. Hulumtimi përfundon duke ofruar disa rekomandime të politikave, si për autoritetet politike gjermane ashtu edhe për ato kosovare, mbi forcimin e reziliencës së diasporës kosovare që jeton në Gjermani kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ky raport është  publikuar në kuadër të projektit për ndërtimin e kapaciteteve të QKSS-së mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSIFE), që synon rritjen e bashkëpunimit midis think tankeve nga Kosova dhe vendeve anëtare të BE-së. Ky punim është rezultat i bashkëpunimit midis Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Fondacionit Berghof në Gjermani.