Marrëveshjet e Dialogut Teknik Kosovë - Serbi: Përshtypjet në terren

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian: “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve nga Dialogu Kosovë-Serbi, i Ndërmjetësuar nga BE-ja”, anëtarët e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG): Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), OJQ Aktiv dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), kanë kryer një studim që për qëllim pati analizimin e përshtypjeve dhe përvojave personale të qytetarëve për dialogun teknik dhe rezultatet e tij.

Me shqiptarët e Kosovës ky studim është kryer në pesë komuna të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Pejë, dhe Prizren; me serbët e Kosovës: në pesë komuna të tjera të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Graçanicë, Shtërpcë, Shillovë, Gorazhdec; dhe me serbët dhe shqiptarët e Serbisë në tetë komuna të Serbisë: Kragujevc, Kralevë, Novi Pazar, Beograd, Novi Sad, Vrajë, Bujanoc dhe Nish.

Raporti është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë hulumtimeve në terren, brenda periudhës korrik-tetor 2019. Pjesë e këtij studimi ishin gjithsejtë 360 respodentë.

Ky publikim është botuar me asistencë financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.