Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Titulli:

Raport vlerësues dhe monitorues

Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë  në Kosovë

Autor:

Arife Muji dhe Plator Avdiu

Data:

26 tetor 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në vijim do të pasqyrohen gjetjet kryesore të grumbulluara gjatë periudhës monitoruese për këto dy institucione.

Besueshmëria, qeverisja e brendshme, dhe integriteti janë parimet kryesore që garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Ky raport monitorues dhe vlerësues i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë publikohet për herë të tretë nga QKSS e që mbulon periudhën prej një vjeçare prej tetor 2016 – tetor 2017.

Ky raport është realizuar me përkrahjen nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i cili është i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij  raporti është përgjegjësi e QKSS-së  dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K apo KCSF-së.