Nyja e pashtjelluar: Çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Nyja e pashtjelluar: Çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

Autor:

Dr Florian Qehaja dhe Skënder Perteshi

Data:

13 mars 2018

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë nyja e ndërlikuar në mozaikun e gjerë të shtet-ndërtimit në Maqedoni. Teksa shtytësit individual të ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni nuk dallojnë shumë nga vende të tjera, ky studim zbulon shkaktarët strukturor të cilat lidhen posaçërisht në kontekstin maqedonas, që kanë kontribuar në pasojat afatgjata në funksion të rritjes së radikalizmit. Për pasojë, një mori e problemeve shoqërore dhe ndër-etnike kanë çuar në fetarizimin e një pjese të shoqërisë dhe barrikadimin e grupeve etnike në identitetet e tyre të veçanta, teksa disa kanë adoptuar ideologji më konservatore kombëtare ose fetare.

Radikalizmi dhe ekstremizmi janë rritur “nën sipërfaqe”, në një kontekst të politikave të brendshme të pabarabarta dhe statusit të kontestuar politik ndërkombëtar të vendit në lidhje me çështjen e emrit. Madje ka pasur edhe raste kur partia e mëparshme qeverisëse e Maqedonisë e ka keqinterpretuar praninë e ekstremizmit fetar për të thelluar ndarjet etnike në vend. Sidoqoftë, me qeverinë e re, nga mesi i vitit 2017, vendi po adopton një qasje më të qartë dhe gjithëpërfshirëse për këtë çështje. Ka pasur përpjekje të prekshme për të adresuar siç duhet, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe për të lehtësuar marrëdhënie më të mira ndëretnike në përgjithësi në vend.

Vërejte: Ky raport në formën e tij origjinale është shkruar në gjuhën angleze.

Versioni Anglisht

Versioni Maqedonisht