Procesi i Liberalizimit të Vizave në Ballkanin Perëndimor: Analizë Krahasuese

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

 

Titulli:

Procesi i Liberalizimit të Vizave në Ballkanin Perëndimor: Analizë Krahasuese

 

Autor:

Armend Muja

 

Data:

29.10.2013

 

Raporti i emëruar “Procesi i Liberalizimit të Vizave në Ballkanin Perëndimor: Analizë Krahasuese” është financuar nga GIZ dhe vlerëson progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Hulumtimi do të shfaqë progresin e bërë nga Kosova dhe fushat për shqetësim në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Analiza krahasuese e merr për bazë udhërrëfyesin e Kosovës dhe vlerëson pozitën e çdo vendi drejt asaj reference. Analiza përfshinë një periudhë të ngushtë kohore prej 16 muajsh - nga data kur u shpërndanë udhërrëfyesit e parë në vendet e BP-së (me përjashtim të Kosovës), në mars të vitit 2008 dhe tetor të vitit 2010 kur janë bërë rekomandimet e fundit në Këshillin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.