Ri-themelimi dhe Reformimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (1999-2011)

 

Publikuar nga: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Raporti: Ri-themelimi dhe Reformimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (1999-2011)

Data: 20 Maj 2011

 

Publikimi “Ri-themelimi dhe Reformimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (1999-2011)” është një kontekst analizë që në mënyrë holistike analizon zhvillimet kyçe politike e të sigurisë që ndikuan konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Publikimi është i ndarë në disa pjesë në mënyrë që të reflektojë faktorët kryesor ndikues gjatë gjithë periudhës dymbëdhjetëvjeçare. Krahas vlerësimit të sistemit të drejtësisë në periudhën e para-pavarësisë, ekipi hulumtues i kushtoi vëmendje të veçantë sistemit të drejtësisë në periudhën e pas-pavarësisë duke vlerësuar në mënyre kritike bazen juridike të EULEX-it si dhe problemet në veri. Megjithatë, duke pasur parasysh një sektor kompleks me mekanizma të ndryshëm, nuk ishte qëllimi i hulumtuesve që të thellohen në analizimin e disa aspekteve specifike në sferën e drejtësisë por mbi te gjitha, të ofrojë një pasqyrë të gjerë. Në fakt, ky publikim pritet të shërbejë si bazë për publikimet e ardhshme të QKSS-së të cilat do të kenë për qëllim t’i adresojnë në mënyrë specifike aspekte të rëndësishme në sferën e sundimit të ligjit. Publikimi pritet të shërbejë si një burim i rëndësishëm për studentët, hulumtuesit dhe politik-bërsit që dëshirojnë të lexojnë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet në këtë sektor. Verzioni origjinal është në gjuhën angleze kurse është përkthyer në gjuhën shqipe.