Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Titulli:

Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?

Autore:

Arife Muji

Data:

04 Maj 2017

Sikurse në shumë shtete të botës edhe Kosova është duke u ballafaquar me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Sfidë të veçantë paraqesin luftëtarët e huaj të rikthyer në Kosovë, si dhe individët të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftërat e huaja por që konsiderohen si të afektuar me këtë fenomen. Si përgjigje ndaj këtij fenomeni, ky raport ngërthen në vete programe rehabilituese dhe risocializuese për këtë kategori individësh të cilët duhet të iu nënshtrohen para rikthimit të tyre në shoqëri.

 

Meqë Kosova nuk ka përvojë me trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer, sidomos me programet që synojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar, ky dokument përshtat disa modele dhe përvoja që i kanë përvetësuar disa shtete. Ky raport analizon modelet e tri rasteve të studiuara: Gjermanisë, Danimarkës dhe Arabisë Saudite. Duke analizuar modele të tilla, QKSS ofron një program alternativ të ndarë në tri faza: fazën rehabilituese, risocializuese si dhe atë të pos lirimit.