Stafi dhe Bordi

Ramadani (Dani) Ilazi

Hulumtues i Lartë

Biografi e shkurtër:

Ramadani (Dani) Ilazi është kandidat i doktoratës në Politikë dhe Marrëdhënie dërkombëtare në Dublin City University (DCU) në Irlandë. Hulumtimi i tij përqendrohet në praktikat e përditshme të shtetndërtimit të BE-së. Më parë, Dani ka shërbyer si zëvendësministër për Integrim Evropiane në Qeverinë e Kosovës, ku është angazhuar, ndër të tjera, në zhvillimin e Agjendës Evropiane të Reformës (ERA) dhe në dialogun për liberalizimin e vizave. Ai gjithashtu ka punuar për disa vite në shoqërinë civile si një nga anëtarët themelues të Institutit të Paqes të Kosovës, Lëvizjes FOL dhe Iniciativës për Progres (INPO).

Dani ka një diplomë master në studimet e paqes dhe konfliktit nga Universiteti i StAndrews/Skoci. Ai gjithashtu ka përfunduar me sukses Seminarin mbi Sigurinë Rajonale nga Qendra George C. Marshall - Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë. Një nga botimet më të fundit nga Dani është rreth ndikimit të populizmit në rritje në BE për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Kontakt:

Email-i:

< prapa