Stafi dhe Bordi

Donika Emini

Hulumtuese

Donika Emini është bursiste e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS). Më parë ajo ka punuar si hulumtuese dhe Menaxhere e Projekteve në Institutin Ballkanik për Politika (IPOL). Prej 1 Nëntor 2013 Donika është duke punuar si hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë si pjesë e Programit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur për Zhvillim Profesional.

Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë paqe dhe siguri ndërkombëtare, reforma e zhvillimit lokal, të drejtat e njeriut dhe menaxhimi i diversitetit në Kosovë, prokurimi publik dhe mbrojtje e konsumatorit dhe reforma anti-korrupsion në Kosovë.

Donika ka diplomuar në nivelin Master për Politika Publike në Shkollën Willy Brandt për Politika Publike pranë Universitetit të Erfurtit në Gjermani. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet e nivelit baqelor në Shkenca Politike  pranë Universitetit të Prishtinës.

Fushat e hulumtimit: Minoritetet dhe të Drejtat e Njeriut në Sektorin e Sigurisë; Nismat rajonale të sigurisë; Gjinia dhe Reformimi i Sektorit të Sigurisë; Kompanitë private të sigurisë; Integrimi në BE.

Kontakt:

Email-i:

Tel: +381 38 221 420

< prapa