Stafi dhe Bordi

Plator Avdiu

Hulumtues

Biografi e shkurtër:


Plator Avdiu ka diplomuar në vitin 2014 për studimet master në Studimet Evropiane, pranë Universitetit të Letonisë në Riga, duke qenë bursist dyvjeçar i programit JoinEU-SEE III/Erasmus Mundus Action 2 Partnerships të Komisionit Evropian.

Ndërsa, në vitin 2008 ka diplomuar për studimet themelore (Bachelor) në departamentin e Shkencave Politike, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Platori ka punuar për disa vite në gazetarinë televizive, përkatësisht në KohaVision (KTV) prej vitit 2008 deri në vitin 2012, ku ka raportuar dhe mbuluar ngjarje të ndryshme me rëndësi në sektorin e politikës dhe sigurisë kryesisht, por edhe ka qenë autor i disa dokumentarëve.

Gjatë kësaj kohe ai ka ndjekur dhe ka qenë pjesëmarrës në trajnime dhe seminare të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në fushën e gazetarisë, integrimeve evropiane, për procesin e përgatitjes së Raportit të Progresit nga ana e Komisionit Evropian, ka marrë pjesë në një vizitë studimore dhe seminar intensiv në institucionet kryesore të Bashkimit Evropian në Bruksel etj.

Prej 1 tetorit 2014, Platori ka nisur punën si hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë në kuadër të programit Think Tank Fund, që është pjesë e Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Fushat e hulumtimit: Zgjerimi i NATO-s; Zgjerimi i BE-së; Ligji dhe Siguria; Integriteti në Sektorin e Sigurisë.

 

Kontakt:

Email-i:

Tel: +381 38 221 420

< prapa