Stafi dhe Bordi

Donika Marku

Asistente Hulumtimi/Zyrtare e projektit

Biografi e shkurtër:

Donika Marku ka përfunduar studimet e nivelit bachelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan të Selanikut dhe në Open University në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë studimeve në Greqi ajo ishte Zëvendës Presidente e qeverisë së studentave si dhe praktikante në Qendren e Michael dhe Kitty Dukakis për Shërbime Publike dhe Humanitare. Në vitin 2015 Donika u bë pjesë e e programit të praktikës në QKSS si autore e raportit “Siguria e punës në Organizatat e Shoqërisë Civile: Zbatimi i Legjislacionit të Punës”.  Më pas u angazhua në organizatat TOKA dhe Ecopana.

Nga Shtatori 2017 Donika i është bashkuar Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë si Asistente Hulumtimi/Zyrtare e projektit.

 

Fushat e hulumtimit: Dialogu Kosovë-Serbi, Integriteti në Sektorin e Sigurisë, Politika e Jashtme.

Kontakt:

Email-i:

Tel: +38138221420

< prapa