Rreth Nesh

Rreth Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është qendër e pavarur për politika të hulumtimit e themeluar në Prill 2008 në Prishtinë – Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe reformave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe elasticitetin.

Objektivat Kryesore dhe Qëllimet

Themeluar në 2008, interesi kryesor i QKSS është që të zhvillohet sektori i sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor duke u bazuar në qeverisje të mirë. Përreth një dekadë, QKSS ka ndërtuar dhe ofruar ekspertiza alternative në studimet e sigurisë, duke plotësuar një boshllëk në një kontribut të kufizuar akademik në këtë fushë në Kosovë.

QKSS synon të rrisë efektivitetin duke mbështetur programet RSS nëpërmjet hulumtimeve, ngjarjeve, trajnimeve, avokimeve dhe këshillave të drejtpërdrejta të politikës.  Avancimi i ideve të reja dhe metodave të shkencave sociale janë gjithashtu vlerat thelbësore të qendrës. Çdo vit, QKSS publikon një numër të madh të raporteve, dokumente të politikave dhe dokumente të shkurtra të politikave. Gjithashtu, mban më shumë se 200 evente publike duke përfshirë konferenca, tryeza të rrumbullakëta, debate dhe ligjërata në Kosovë, gjithashtu edhe në bashkëpunim me partnerët regjional dhe ndërkombëtar. Një sferë e gjerë e aktiviteteve duke përfshirë hulumtimet, ndërtimin e kapaciteteve, ndërgjegjësimin dhe avokimin.

QKSS mbështet konsolidimin e zhvillimit të sektorit të sigurisë në Kosovë, në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, kryesisht nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:

Hulumtime dhe Dokumente të Politikave

Rekomandim për politika dhe Avokim

Ekspertiza Alternative në sfidat bashkëkohore të

Konferenca dhe Diskutime Publike mbi çështjet e sigurisë

Lidhjet në mes të gjithë akterëve relevant në Kosovë

Angazhimi i Komunitetit dhe elasticiteti

Lidhja dhe ndërtimi i fortë i partneriteteve me Think-Tank përkatës dhe institucionet akademike në rajon dhe në nivel global.

Programet e specializuara të QKSS

QKSS kryen analiza të pavarura dhe rigoroze të sfidave kritike globale, rajonale dhe specifike te vendit si dhe mundësitë. Raportet tona, librat, dokumente dhe hulumtimet kërkimore janë burim vital për udhëheqësit dhe politikëbërësit në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile. Për më shumë, ato shërbejnë si burim i informacionit për partnerët tanë ndërkombëtar.

QKSS ka zhvilluar 4 programe kryesore të hulumtimit, si në vijim:

Kundërvënien dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Ndërtimi i Integritetit në Sektorin e Sigurisë

Bashkëpunimi Rajonal në Sektorin e Sigurisë, dhe anëtarësimi në strukturat Euro-Atlantike

Barometri Kosovar i Sigurisë

Zhvillimi i Ideve të Reja

Ekipi i ekspertëve të QKSS është gjithmonë elastik në zhvillimin e qasjeve të reja dhe ideve për të ofruar përgjigje në sfidat e reja, çështjet kritike dhe kërcënimet ndaj sigurisë, sikur ekstremizmi i dhunshëm, si një prej kërcënimeve më shqetësuese të sigurisë zhvilluar kohëve të fundit në Kosovë dhe në nivel global.

Shumica e rekomandimeve të politikave dhe mundësive janë zhvilluar në bashkëpunim me akterët kryesorë dhe palët e interesuara, si krijuesit e politikave, ekspertët, akademikët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. QKSS ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në procesin e politikave duke ofruar ekspertiza në dokumente të rëndësishme ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit në lidhje me zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë.

Buletini gjashtëmujor

Buletini gjashtëmujor e përshkruan punën e QKSS, prodhimit, aktivitetet dhe te arriturat si dhe aktivitetet e ardhshme të qendrës..

Rregullat dhe Raporti Financiar

Rregullat tonat te brendshme dhe raporti financiar për çdo vit janë në dispozicion në uebfaqen tone dhe mund të gjenden këtu.